Shqipëria është një vend strategjik për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës. Ajo ka fituar një status dhe rol të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, rrjedhojë e partneritetit në rritje me të gjithë strukturat e sigurisë rajonale dhe globale pas anëtarësimit në NATO në prill të vitit 2009. Aktualisht Shqipëria ёshtё në një proces të rëndësishëm me Bashkimin Evropian.
Për Investitorët, Shqipëria është nje treg atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të përshtatshme për të bërë biznes.
Avantazh jane:
Kosto konkurruese e punës
Popullsi e re dhe e arsimuar
Taksa konkuruese
Vendndodhja optimale gjeografike
- Marinat dhe portet kanë një potencial të lartë për thithjen e turistëve të huaj dhe megjithëse në Shqipëri është rritur hyrja nga deti janë mundësitë të zhvillohen edhe 6 pika të reja portuale me shkallë të lartë shfrytëzimi;
- Plazhet e Jugut dhe kombinimi me malet. Aeroporti i ri në jug do të sjellë një përmirësim të rëndësishëm;
- Alpet Shqiptare – Një destinacion i bazuar në ecjen në mal kjo e lidhur me natyrën, aktivitetin dhe turizmin sportive;
Shqipëria me bukuritë e saj ofron një vijë bregdetare atraktive dhe me potencial të lartë për t`u zhvilluar, me plazhe të gjata me rërë të bardhë dhe ujë të pastër;
- Pjesa lindore e detit Adriatik ështe vija bregdetare më atraktive.
- Sezon veror i gjatë dhe me diell;
- Afërsi me pjesën më të madhe te vendeve të Europes në rrugë ajrore;
- Turizmi detar mbetet padyshim më i kërkuari në mbarë botën.
- Shqipëria është e renditur në vendet arkeologjike, historike dhe fetare:
- Zona natyrale të mbrojtura: 56 Zona të mbrojtura
- Zona ndërkombëtare të mbrojtura: 4 Laguna me rëndësi kombëtare
- Monumente kulturore: ~1600 monumente
- Parqe arkeologjike: 9 parqe
- Vende ndërkombëtare të mbrojtura: 3 vende të mbrojtura nga UNESCO
- Një destinacion botëror i rekomandueshëm